Ministri Matoshi takon presidenten e Estonisë

25 janar 2019 | 11:19

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapsinor, Fatmir Matoshi, në kuadër të konferencës së Ditës Botërore të Pastrimit, në Tallin të Estonisë, ka takuar presidenten estoneze, Kersti Kaljulaid.

Matoshi ka njoftuar shefen e shtetit estonez për përpjekjet dhe rezultatet që Kosova ka arritur gjatë fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Biseduam për zhvillimet në vendet tona, sfidat që kemi në luftën ndaj mbeturinave, sistemet e avancuara të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe mjedisin e pastër në përgjithësi”, ka thënë ministri Matoshi.

Ai ka falënderuar presidenten e këtij vendi edhe për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në vazhdimësi.

Matoshi dhe Kaljulaid janë dakorduar që të rrisin bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Me ftesë të “Let’s Do It World”, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, po qëndron për vizitë tre ditore në Tallin të Estonisë.

Gjatë kësaj vizite Matoshi do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fushatën e pastrimit “World Clean Up Day 2018”, ku do t’i drejtohet pjesëmarrësve nga më shumë se 150 shtete të botës, e ku do të prezantojë angazhimet dhe të arriturat e Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në kuadër të vizitës ai do të pritet në takim nga udhëheqësit e fondacionit Let’s Do It World si dhe nga ministri i mjedisit të shtetit të Estonisë, Siim Kiisler, i cili njehërit është dhe president i i Asamblesë së mjedisit në Kombet e Bashkuara.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të pajtohet me asnjë…