Ministri Murati fton bashkatdhetarët të investojnë në bonot e diasporës

21 korrik 2021 | 17:03

Ministri i Financave, Punës dhe transferove, Hekuran Murati, ka ftuar bashkatdhetarët që të blejnë bonot e diasporës, përmes së cilëve, ka thënë ai mund të investohet në kursime, për t’i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Bonot e diasporës janë mundësi e mirë që ju t’i investoni kursimet tuaja duke i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe njëkohësisht të përfitoni edhe interes nga investimi juaj. Pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar“, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ministri Murati ka bërë me dije se afati për investim në bono të diasporës është deri më 18 gusht.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.07.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë 1.…