Ministri Zemaj monitoron shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal

30 nëntor 2020 | 11:43

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, ka marrë pjesë në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Me këtë rast ai, Zemaj ka thënë se vaksinat do të shpërndahen nëpër të gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare në vend.

Vitin e kaluar Ministria e Shëndetësisë (MSh) kishte blerë 100 mijë e 500 vaksina.

Krahas këtij furnizimi, është thënë se Ministria e Shëndetësisë po synon të blejë edhe mbi 300 mijë vaksina të tjera. Çmimi i vaksinave është 5 euro e 27 centë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njujorkezët po rezervohen pasi Covid-19 ka shkaktuar vështirësi financiare për…