Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për subvencione

30 mars 2018 | 15:36

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka njoftuar të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2018, është zgjatur deri më 13 prill.

MBPZhR-ja ka njoftuar se kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani.

“Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe vlen për të gjitha masat mbështetëse për të cilat është shpallur afati për aplikim nga data 15 shkurt 2018. Për skemën e subvencioneve, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove”, është thënë në njoftimin e MBPZhR-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës së…