Mjeku tregon gjendjen e tre të plagosurve në Pejë: Babai me dy djemë janë të plagosur me armë zjarri, njëri në gjendje të rëndë

22 maj 2024 | 23:44

Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë.

Mjeku kujdestar Besnik Ibraj ka treguar për gjendjen e të plagosurve. Ai për Indeksonline ka thënë se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

“Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta dhuron spektakël ndaj Bayer Leverkusen në finalen e Eurpa…