MMPH-ja dhe ambasada suedeze thellojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit

11 qershor 2018 | 17:30

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur të hënën në takim ambasadorin suedez në Kosovë, Henrik Nilsson, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i ambasadës që përcjellin projektet e financuara nga Suedia.

Ministrja Reshitaj pasi ka prezantuar prioritetet dhe veprimet e sajë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, ka falënderuar shtetin Suedez për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, e në veçanti në fushën e mjedisit.

Ajo ka vlerësuar se Suedia është një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur sa i përket çështjes së mjedisit dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.

Po ashtu, ministrja shfaqi shqetësimin e saj meqë nuk ka informata për burimet ujore që ka Kosova që nga viti 1984.

Reshitaj ka shprehur interesim që të fillojë me hulumtime për të vrojtuar situatën aktuale të kapaciteteve ujore që ka Kosova.

Nga ana tjetër ambasadori Nilsson ka theksuar bashkëpunimin e mirë afatgjatë që ekziston mes Suedisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ambasadori Nilsson ka përmendur mbrojtjen e mjedisit si një fushë shumë të rëndësishme për integrimet Evropiane të Kosovës.

Ai ka thënë se për qeverinë suedeze mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike janë prioritet i lartë.

Suedia është duke punuar në procesin e një bashkëpunimi të ri katërvjeçar të mbështetjes institucionale mes Agjencionit Suedez për Mbrojtje të Mjedisit dhe Agjencionit për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës, që është planifikuar të fillojë vitin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në saje të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në luftimin…