Morina: Në fillim na kanë nënçmuar, tash po na përkrahin

30 nëntor 2020 | 17:30

Arbnor Morina është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Arbërisë në ndeshjen ndaj Ballkanit, ani pse në fund skuadra e tij është dashur të pajtohet me humbje.

Trajneri Morina ka thënë se skuadra e Arbërisë në fillim është nënçmuar, kurse tash po përkrahet nga trajnerët kundërshtar.

“Na mungoj koncentrimi kur i pranuam dy gola në fillim të ndeshjes, mirëpo gjërat tjera kanë qenë mirë. Kemi ardhur me luajt me një ekip shumë të kompletuar, i cili deri më tashti nuk po dinë për humbje, por kemi ardhur me bo një befasi. Nëse nuk e kemi arritur befasinë me rezultat e kemi arrit me lojë. Por, lojës së mirë është mirë me ia shtu edhe pikat në fund. Ballkanit i uroj sukses në vazhdim. Në fillim na kanë nënçmuar bajagi shumë, tash është me rendësi se po na përkrahin shumë. I kisha falënderua të gjithë trajnerët që po na përkrahin dhe po e flasin realitetin për këta djema që po zhvillojnë futboll të bukur”, ka thënë Morina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatorja e Adem Jasharit e cila është vendosur në Prizren…