Moti i keq shkakton përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë

21 prill 2024 | 23:13

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona atje. Durrësi është qyteti ku janë shfaqur dëme më të mëdha, pasi shumë rrugë janë përmbytur nga shiu i dendur.

Ndërkohë, raportohet nga autoritetet shqiptare se është pezulluar edhe lundrimi në det, e gjëja e njëjtë raportohet të ketë ndodhur edhe në Vlorë.

Ndërkaq, disa pjesë të Dibrës janë përfshirë nga shtrëngata të mëdha shiu dhe dëborë.

Në veri, Shkodër, Fushë Arrëz dhe Dibër bora që ka rënë nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, ndërkohë që pastruesit e rrugëve janë në terren.

Edhe Gjirokastra është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit, por deri më tani nuk raportohen për dëme, ndqërkaq Librazhdi raportohet se është përfshirë nga reshjet e borës.

Pjesa dërrmuese e territorit tonë është e përshirë nga reshjet dhe kjo situatë, e cila pritet të vazhdojë deri në fund të muajit prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Vrapçishtit dhe takimit me banorët e malësisë së Tetovës,…