Moti për javën e ardhshme

02 dhjetor 2018 | 22:49

Java e parë e dhjetorit fillon me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

Vranësirat ditën e martë dhe të enjten do të jenë më të dendura dhe të paqëndrueshme, duke mundësuar që në shumë lokalitete të ketë riga shiu.
“Rigat e shiut pastaj do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, duke u shndërruar në reshje frontale në territore të mëdha, por që sasia e reshjeve nuk parashihet të jetë e lartë. Në fushat barike, do të ketë luhatje, duke mundësuar qarkullim të dobët të masave të ajrit e me këtë edhe ndryshim në vlerat e cilësisë së ajrit, por përgjithësisht gjatë pothuaj gjithë javës do të mbizotërojnë fushat anticiklonike në territorin tonë”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale gjatë kësaj javë parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve, duke lëvizur nga -2 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Kojshia Show” si gjithmonë ndodhin të papritura. Edhe…