Mourinho: E dija që do të ishte e vështirë pa Lukaku dhe Dybala

18 dhjetor 2023 | 13:34

Roma u mund nga Bologna (2-0), në Serie A. Duke folur pas kësaj disfate, trajneri i “verdhekuqve”, Jose Mourinho, e vendosi theksin te mungesa e Dybalas dhe Lukakut, ndërsa shtoi se pa ta e dinte se do e kishin të vështirë sfidën me Bolognan.

“Pa Dybala dhe Lukaku e dija se do të ishte e vështirë. Djemtë sigurisht që donin të bënin më mirë, por ne kishim probleme në nivelin taktik dhe vështirësi të mëdha në nivelin fizik. Mancini është në vështirësi të mëdha dhe po luan me dhimbje në ije sepse skuadrës i duhet, ai është shembull”, ka thënë Mourinho.

Tekniku portugez komentoi edhe zëvendësimin pas vetëm 17 minutash në fushë, të mesfushorit Renato Sanchez. “I kërkoj ndjesë Renato Sanchezit për zëvendësimin e shpejtë. Është diçka e rëndë për futbollistët, por edhe më e rëndë për trajnerët. E kam bërë vetëm 3-4 herë në karrierë”, ka deklaruar Mourinho, i cili e mbylli konferencën duke theksuar se dëshiron të qëndrojë te Roma.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…