Mourinho “kërcënon” Cityn

09 nëntor 2018 | 14:38

Trajneri Jose Mourinho ka folur para derbit që zhvillohet të dielën në mes Manchester Cityt dhe Manchester United.

Strategu portugez beson se kampionët e Premier Ligës nuk do ta kenë aspak të lehtë në  këtë përballje.

“Nuk mendoj se ndeshja e së dielës është e veçantë për atë që ndodhi sezonin e kaluar. Ne luajtëm dy ndeshje të vështira në udhëtim, kundër Chelseat dhe Juventusit. Ne kemi arritur rezultate të mira në këto dy ndeshje. Ndeshja kundër Manchester City është shumë e vështirë kundër një ekipi të vështirë, por nuk e besoj se do të jetë një ndeshje e lehtë edhe për ta”, ka thënë Mourinho.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e…