Mourinho: Na mungon fantazia e Dybalas

06 tetor 2023 | 11:58

AS Roma e mposhti me rezultat 4-0 Servetten në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Trajneri Jose Mourinho pas fitores ka thënë se skuadrës së tij është duke i munguar Paulo Dybala.

“Pjesa e parë nuk më pëlqeu aspak, nuk kishte reagim në momentin që humbsnim topin. Skuadra kishte një sjellje sikur do ta fitonte lehtë ndeshjen, por nuk ishte kështu. Pati një moment kur kundërshtari e mbajti topin për më shumë se një minutë dhe ne ishim shumë pasiv. Në pjesën e dytë shtuam intensitetin dhe kjo më pëlqeu. Dybala? Kur luajmë pa atë humbasim fantazinë në fushë. Ka shumë ndryshim kur nuk e kemi Dybalën dhe kjo është e dukshme në fushë”, ka thënë Mourinho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në…