Musliu pas takimit me shefin e AKI-së: Situata në Kosovë është e qetë

18 qershor 2018 | 12:04

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, në të cilën ka raportuar për herë të parë shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni, është folur për gjendjen e sigurisë në vend në të gjitha fushat.

Sipas saj, raportimi i Maxhunit ishte në nivelin e duhur.

“Qytetarët e Kosovës mund të rrinë të qetë pasi që kemi një situatë të qetë. Ne jemi duke bërë vizita edhe nëpër regjion, javën e kaluar kemi qenë në Mitrovicë, nga aty jemi informuar për gjendjen e përgjithshme qoftë për veri qoftë edhe jug. Në Mitrovicë janë ende rrethanat e njëjta. AKI-ja dhe institucionet e sigurisë janë në nivel të mirë dhe jemi duke monitoruar sigurinë”, ka thënë deputetja Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orën 14:00 në fshatin Gllogjan të Komunës së…