Musliu-Shoshi: E drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të bëhet realitet

15 prill 2024 | 11:46

Sot (e hënë) ka filluar punimet Asambleja e Këshillit të Evropës,  të cilat do të zgjasin deri të premten e 19 prillit.

Në mesin e pikave për diskutim është edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se është e bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të bëhet realitet.

“E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të bëhet realitet! Kosova që 20 vjet ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të…