
Mustafa kërkon që të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi
Kryetari i LDK-së, Isa Muatafa, ka reaguar ndaj veprimeve të sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm.
“Duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me “Prishtinën”, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi. Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për t’u kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit. Në këtë situatë, konsideroj se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. IM