Mustafa: Me Kurtin takohemi vetëm për nënshkrim të marrëveshjes

16 janar 2020 | 22:30

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar për takimet që ka zhvilluar me liderin e LVV-së, Albin Kurti, për arritjen e një marrëveshje të koalicionit qeverisës.

Në një intervistë për RTK, Mustafa ka thënë se në lidhje me ndarjen e pushtetit, ka thënë se qëllimi i tij dhe i LDK-së ka qenë që ndarja e përgjegjësive të bëhet në parime bazuar në besimin që kanë marrë nga qytetarët.

“Ne kemi pranuar që pozita kryesore, e kryeministrit, t’i takojë Vetëvendosjes. Kemi thënë që do të ishte shumë korrekte, që ne ta kemi kryeparlamentarin. Në moment që zgjidhet Presidenti, në bazë të propozimit të LDK-së, ju i mbani dy pozita, edhe kryeministrin dhe kryeparlamentarin, Presidenti do të jetë vetëm i propozuar nga LDK, sepse më ai nuk do të jetë pjesë e LDK-së, pasi nuk e lejon Kushtetuta”, tha Mustafa. Mustafa tha se nuk është i interesuar më të mbajë takime që mesazhi do të jetë “takohemi nesër” dhe shtoi që do të ulën me Kurtin në momentin që të gjejnë zgjidhje për të nënshkruar marrëveshjen.

Ai ka deklaruar se LDK-së i ka interesuar që nga fillimi posti i kryetarit të Kuvendit, deri në momentin që të vijë pozita e presidentit.“Për demokracinë e vendit është e shëndosh, që një parti të mos e ketë kryeministrin, kryeartin e Parlamentit dhe Presidentin, pasi asnjë nga partitë që jemi në Kuvend nuk e meritojmë që të kemi tri pozitat. Kjo nuk duhet të ndodh as në një vend monist”, tha Mustafa.

Ai tha se oferta e LVV-së i kapërcen parimet e qeverisjes proporcionale dhe se nuk kanë kërkuar as njëherë nga LVV-ja që të kenë ministri më shumë.  Ai tha se presin që të ndodh marrëveshja dhe LVV duhet të lëshojë pozitën e kryeparlamentarit deri në lirimin e pozitës së Presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Endrit Zabërgja - Periudha që po kalojm do të…