Ndërron jetë në moshë të re trajneri Illmen Bajra 

20 dhjetor 2023 | 12:08

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare trajneri i basketbollit kosovar, Illmen Bajra. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, “KB Prizreni”.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit, ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysmë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojmë Illmenin si shembull i punës, pozitivitetit e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, thuhet në postimin e KB Prizreni në “Facebook”.

Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, derisa ishte edhe ndihmës te KB Prizreni. Suksesi më i madh i të ndjerit ishte titulli kampioni me KBF Bashkimi në vitin 2018. Ai së fundmi punonte në skuadrën gjermane “Bad Homburg” si trajner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lordon Syla nga Komuna e Gjakovës, fshati Berjahë, para tre…