Në maj do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Maqedoni

24 janar 2019 | 15:02

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në mes dy vendeve tona.

Me këtë rast, Hoxhaj ka bërë me dije se në muajin maj do të mbahet mbledhja e  parë e përbashkët e  dy qeverive Kosovë-Maqedoni.

“Kënaqësi ta pres në Prishtinë homologun tim nga Shkupi, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani. Diskutuam për një varg bashkëpunimesh mes dy vendeve tona si dhe mbajtjen e mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në maj të këtij viti. E urova për votën për Marrëveshjen e Prespës në parlament si dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe. Të dyja këto, arritje të mëdha për shtetin maqedonas dhe shqiptarët e atjeshëm”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Titanët nga balta: Dje ishte…