Nëse buxheti nuk kalon, asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh

30 janar 2019 | 11:37

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nëse nuk kalon buxheti në seancën e nesërme, atëherë në fund të muajit shkurt nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxheve.

Ministri Hamza se beson se do të jenë numrat për votimin e buxhetit.

“Në situatën hipotetike, nëse buxheti nuk aprovohet, atëherë asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh përveç pagesave për borxhin. Mirëpo, unë besoj në racionalitetin dhe arsyeshmërinë e deputetëve që ta votojmë buxhetin dhe shteti të funksionoj”, ka thënë Hamza para gazetarëve.

Ai ka thënë se janë plotësuar kushtet ligjore që buxheti për të kaluar në Kuvend.

“Dëshiroj me qenë pozitiv që buxheti do të kalojë. Janë kryer të gjitha proceduarat”, ka deklaruar ministri Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është i shqetësuar me…