Nga nesër në Rahovec fillojnë gjobat mandatore për ata që hedhin mbeturina

14 nëntor 2018 | 14:14

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese, Besnik Hoti, inspektorët e kësaj drejtorie si dhe drejtor i DUPMM-së, Rumir Zhunqi, kanë vizituar fshatin Polluzhë dhe nga aty kanë njoftuar se nga nesër (e enjte) do të fillohet me gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende joadekuate.

“Veprimeve të tilla skandaloze duhet t’u themi mjaft. Hedhja e mbeturinave në natyrë, për më tepër, tek një lokacion i shenjtë siç është varri i dëshmorit Afrim Bajraktari në Polluzhë, është akt i ulët që s’bën të ndodh. Nga e dita e enjte do të fillojnë gjobat mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende joadekuate dhe ne si komunë jemi të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund kësaj pune. Ta mbajmë bashkë Rahovecin tonë të pastër e të bukur”, është shprehur kryetari Latifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria italiane ia ka dërguar brenda afateve Komisionit Evropian, projektligjin…