Nis shitja e biletave për Evropianin U20 për femra

03 gusht 2019 | 14:37

Ka filluar shitja e biletave të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat që do të organizohet në Prishtinë.

Të hollat do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Biletat mund t’i blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”. Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund t’i shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës, transmeton “kp”.

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj.

FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia bën të ditur se dje një person në Pejë…