Nisin punimet për rregullimin e një rruge me kubëza në fshatin Pastasellë të Rahovecit

04 dhjetor 2018 | 11:33

Kanë nisur punimet për rregullimin e një rruge me kubëza në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe banorë të këtij fshati.

“Sot e fillova ditën me inaugurimin e punimeve për shtruarjen e rrugës me kubëza në fshatin Pastasellë, e cila ka qenë në gjendje shumë të keq. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e këtij fshati”, është shprehur Latifi.

Nga ana e tyre banorët e fshati Pastasellë, e kanë falënderuar kryetarin për vizitën dhe për inaugurimin e punimeve për kubëzimin e rrugës duke thënë se, rruga vërtetë ka qenë në gjendje të keqe dhe se me kubëzimin e rrugës do t’u lehtësohet lëvizja banorëve të cilët kalojnë nëpër këtë rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sesioni shkencor kushtuar 70-vjetorit të lindjes së prof. dr. Tafil…