O’Connelli: Ata që i mohojnë masakrat në Kosovë, gënjejnë

17 prill 2019 | 14:42

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, kanë marrë pjesë në aktivitetin prezantimi i projektit të rivitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren.

Me këtë rast O’Connelli ka thënë se Kosova nuk duhet ta harrojë të kaluarën, por duhet ta vendosë se si do të duket e ardhmja.

Ambasadori britanik ka deklaruar se ata që mohojnë masakrat si Reçaku janë duke gënjyer.

“Duhet të kujtojmë të kaluarën, nuk mund të ndryshojmë çka ka ndodhur por ne mund të vendosim se si do të duket e ardhmja. Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Likoshanin, Qirezin, Lybeniqin, Mejën dhe shumë masakra të rënda që kanë ndodhur në Kosovë. Ata që i mohojnë gënjejnë”, është shprehur ambasadori britanik Ruairi O’Connell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur…