Osmani: Lidhja Kosovë-ShBA kalon lidhjet diplomatike

20 dhjetor 2023 | 12:11

17 vullnetarë të Korpusit të Paqes që do të shërbejnë për dy vjet në Kosovë në fushën e arsimit, kanë dhënë betimin në ceremoninë e organizuar të mërkurën.

Me këtë rast, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka çmuar kontributin e stafit të Korpusit të Paqes, duke e cilësuar si bartës të vlerave. Ndërsa për vullnetarët ka thënë se angazhimi i tyre e shtrin paqen në botë.

Më tutje, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se lidhja në mes të ShBA-së dhe Kosovës kalon aspektin diplomatik.

“Është mirë të reflektojmë në ngushtësinë dhe thellësinë e partneritetit në mes të Kosovës dhe ShBA-së. Lidhja jonë i kalon lidhjet diplomatike. Ajo është rrënjosur në vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë, shërbimit dhe përpjekjes sonë për të ardhmen më të mire”, ka deklaruar Osmani, duke shtuar se shembulli më i mirë i relacioneve të dy shteteve janë këta vullnetarë.

“Ndikimi i shërbimit tuaj nuk do të dallohet vetëm në projektet që i kryeni, apo në shkathtësitë që ia mësoni fëmijëve, por në buzëqeshjet e fëmijëve dhe në falënderimet e komuniteteve. Këto janë gjurmët e vërteta të suksesit tuaj, të cilat do ju mbesin si trashëgimi”, ka thënë Osmani.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur shërbimin e radhës të vullnetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare trajneri i basketbollit kosovar,…