Osmani thotë se video-mesazhet e Kurtit s’janë qasje e mirë për arritjen e marrëveshjes

20 janar 2020 | 13:00

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se ka vullnet për marrëveshje me LV-në.

Sipas saj, tani pas dekretimit të Albin Kurti këto dy javë duhet të shfrytëzohen për marrëveshje e jo për t’ia lënë fajin njëra-tjetrës.

“Qëndrimin LDK-së është thënë qartë është thënë qartë gjatë ditëve që shkuan është konfirmuar dhe nga ne që jemi pjesë e organeve të LDK-së dhe nga vet kryetari që LDK-ja ka vullnet që të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen. Tanimë që zyrtarisht e kemi mandatimin e kandidatit për kryeministër dhe koha është e përcaktuar me Kushtetutë të vendit ajo për të cilën bëj thirrje unë, është që dy javët e ardhshme të shfrytëzohen maksimalisht për arritjen e marrëveshjes e jo për fajësime ndaj njëra-tjetrës”, ka thënë Osmani, raporton Ekonomia Online.

“Besoj e kemi shumë të qartë se cili ka qenë vullneti i qytetarëve i 6 tetorit dhe të gjitha mospajtimet që na kanë ndarë duhet të lihen anash dhe tjetër në vijim duhet të shfrytëzohen maksimalisht dhe me respekt të ndërsjellët për të arritur një marrëveshje me të cilën të dyja partitë ndihen se janë të përfaqësuara. Në përputhje me votat e qytetarëve që i kemi marrë më 6 tetor”.

“Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ka vullnet të qartë nga të dyja pakët dhe vetëm nëse ka gatishmëri për të arritur tek një mes në një kompromis të cilin të dyja partitë shihen që vullnetshëm po hyjnë në koalicion, duhet të investohet të rikthehet besimi të ulemi në tavolinë me respekt të ndërsjellët dhe duke pasur parasysh fuqinë politike që e përfaqëson njëra dhe tjetra, duke pasur parasysh votat që i kemi marr më 6 tetor”, ka thënë ajo.
Osmani thotë se ky vullnet ekziston.

“Unë besoj që ky vullnet ekziston dhe tani ka ardhur koha që ky vullnet të materializohet, dhe nuk ka pse shtyhet, ne kemi hyrë për ta çuar PAN-in në opozitë dhe duhet ta lëmë në opozitë aty ku është”, është shprehur nënkryetarja e LDK-së.

Osmani ka thënë se veprimet e Kurtit me postimin e video-mesazheve nuk janë qasje e mirë për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Unë nuk besoj që kjo qasje i ndihmon arritjes së marrëveshjes palët duhet të ulen me synimin për të gjetur një mes, një kompromis në atë se dy palët e kuptojnë se janë duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerikania 15-vjeçare Coco Gauff ka dëshmuar se fitorja ndaj Venus…