Pacolli në Vushtrri: Rinia, aseti ynë më i vlefshëm

01 tetor 2019 | 23:47

Aleanca Kosova e Re,  në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, mbajti tubim me qytetarë në Vushtrri.

Në praninë e shumë qytetarëve e përfaqësuesve të AKR-së, nënkryetarja e degës së AKR-së në Vushtrri, Arta Haxhaj, ka thënë se AKR-ja në Vushtrri ka bërë gjithmonë punë të përkushtuara, duke treguar mobilizim i cili ka rritur besimin e qytetarëve në AKR-në dhe presidentin Pacolli si lider, me sukseset e të cilit krenohen të gjithë shqiptarët.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke falënderuar të gjithë atë që e kanë mbështetur dhe po e përcjellin në këtë rrugëtim të tij, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq ka qenë shembull për partitë e tjera, me idetë të cilat që nga viti 2007 kur i ka prezantuar AKR-ja, gjejnë vend edhe sot.

“Mënyra e re, mënyra moderne e ekonomisë është ajo të cilën Kosova absolutisht duhet ta fillojë. Tani është koha.  E kam fjalën për fillimin e erës së globalizimit. Globalizmi dominon sot botën dhe krijon mundësi punësimi dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik e ngritjes së vetëdijes së njerëzve. Programi i AKR-së koncentrohet aty, në dy shtylla: ta kthejmë ekonominë e Kosovës sa më shpejt që ajo të jetë pjesë e ekonomisë globale dhe industria e shërbimeve. Shteti ynë është shteti ideal, rinia jonë aktive dhe e shëndoshë është e gatshme  t’i hyjë edhe kësaj sfide dhe të jap shërbime globale”, ka thënë Pacolli.

Duke i bërë thirrje rinisë që të qëndrojë dhe të mos e lëshojë Kosovën, ministri i Jashtëm në detyrë tha se shumë shpejtë do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, duke iu referuar edhe takimit të djeshëm me homologun e tij finlandez, si shtet i cili kryeson me Presidencën e Bashkimit Evropian.

“Kjo qeveri do të udhëhiqet prej jush. Kjo është shpresa dhe dëshira ime, që ju një ditë ta udhëhiqni Kosovën dhe institucionet e Kosovës”, iu drejtua të rinjve Pacolli.

Në fund të tubimit, u bë prezantimi i kandidatëve për deputet nga Aleanca Kosova e Re.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Skivjan i Komunës së Gjakovës, fuqishëm mbështet projektin ‘Bashkë…