Pacolli shkon në Nju Jork

21 shtator 2019 | 22:32

Ministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka arritur Sapo në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

“Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj…