Pacolli takoi Grupin e Miqësisë nga Kuvajti

13 prill 2018 | 13:39

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, ndjerësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim Grupin e Miqësisë nga Kuvajti të kryesuar nga Waleed Al-Tabtabae, kryetar i këtij grupi.

Gjatë këtij takimi është thënë se Kuvajti është i gatshëm të ndihmoje Kosovën rreth anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe do të ndihmojë me njohje nga disa shtete tek të cilat ka ndikim.

“Kosova mund të jetë e vogël në aspektin fiziko-gjeografik, por zemra e popullit të saj është e madhe”, ka deklaruar kryesuesi i delegacionit nga Kuvajti, Waleed Al- Tabtabaie, kryetar i Grupit të Miqësisë.

Po ashtu në këtë takim është theksuar mundësia e përkrahjes së projekteve të identifikuara nga ana e Kosovës që do t’i përkrahë fondi i Kuvajtit dhe në ketë drejtim priten studime serioze nga ana e Republikës së Kosovës.

Në fund delegacioni nga Kuvajti ka mirëpritur vullnetin e shprehur nga ana e Behgjet Pacolli për ta vizituar Kuvajtin në një të ardhme të afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka njoftuar se e ka ngarkuar…