Parashikimi i motit për sot

23 nëntor 2018 | 08:59

Në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Në orët e hershme të ditës në shumë zona të ulëta parashihet të krijohet mjegulla si rezultat i radiacionit dhe amplitudave termike. Nuk parashihen reshje gjatë gjithë ditës së premte. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”.

“Java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, me reshje shiu, me pak intervale me diell por që në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha, përjashtuar temperaturat minimale ku mund të zbresin rreth zeros”, ka bërë me dije Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Kosovës, RUSU,…