Parashikimi i Tovërlanit për ndeshjen Prishtina – Ballkani

28 shkurt 2020 | 15:36

Për superpërballjen e se shtunës në mes Prishtinës dhe Ballkanit, ka folur edhe një prej trajnerëve më  të mirë në vend, Afrim Tovërlani.

“Toki” për “Olle” ka thënë se fituesin mund ta vendosë se cili ekip vendoset më mirë faktikisht në fushë.

“Së pari uroj të mbushet stadiumi dhe të fitoj më i mirë në fushë. Gjithsesi, dy skuadrat kanë mjaft lojtarë cilësorë. Edhe futbollistët në bankën e rezervistëve i kanë të mirë. Mendoj se trajneri i cili do të vendosë se në cilën mënyrë taktike të luajë ndeshjen edhe do ta fitojë, duke mos përjashtuar edhe fatin i cili është i rëndësishëm në të tilla takime”, ka thënë Toverlani.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lakersave konsolidon pozitat në krye të renditjes në…