Pavarësia e ShBA-së, Krasniqi: 4 Korriku shënon fillimin e botës së lirë dhe demokratike

04 korrik 2022 | 15:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me rastin e 264-vjetorit të pavarësisë.

Krasniqi ka thënë se pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike.

“Këtë e dimë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vjet, respektivisht 14 vjet më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim ShBA-të.  Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of stripes and text that says 'HAPPY 4"JULY INDEPENDENCE DAY'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar…