PDK-ja nis zgjedhjen e strukturave të reja, fillon nga Prizreni

25 nëntor 17:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka marrë pjesë të dielën në fillimin e procesit zgjedhor nëpër nëndegët e PDK-së.

Pas një periudhe disa javore nga hapja e procesit zgjedhor, pas përgatitjeve dhe shumë aderimeve të reja, PDK ka filluar të dielën procesin e zgjedhjeve të strukturave të reja për Dekadën e Re, ndërsa kuvendi i parë zgjedhor ka filluar në nëndegën Korishë të Prizrenit.

“Ky proces zgjedhor do të hapë dhe modernizojë Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka transformuar dhe e ka zhvilluar Republikën e Kosovës. Procesi i zgjedhjeve në PDK nuk është thjeshtë proces zgjedhor partiak por e definon të ardhmen e shtetit tonë për Dekadën e Re. Prandaj, është shumë me rëndësi që në këtë proces zgjedhor të marrin pjesë dhe përgjegjësi njerëzit më të mirë të vendit tonë. Kemi nevojë të fuqizohemi edhe më shumë si parti, sepse sa më e fuqishme të jetë Partia Demokratike, aq më e fuqishme dhe e fortë do të jetë Kosova”, ka thënë Veseli.

Ai i ka ftuar të gjithë intelektualët dhe njerëzit e mirë të Komunës së Prizrenit që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor dhe të marrin përgjegjësi për të mirën e Prizrenit dhe Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë…