Peja shpall më të mirët e vitit 2019

20 janar 2020 | 18:55

Komuna e Pejës, respektivisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (sektori sportit) organizoi ceremoninë për shpalljen e sportistëve më të suksesshëm të vitit 2019.

Çmimi “Sportist i vitit 2019” ju nda Kampiones Majlinda Kelmendit, fituese e medales së artë në Lojërat Evropiane dhe fitueses së shumë medaljeve të tjera nga ngjarjet e mëdha. Poashtu “Sportistja e re e vitit 2019” u shpall Alpinistja, 17-vjeçarja, Mrika Nikçi e cila brenda një viti arriti ti pushtojë 7 majat më të larta në 7 kontinente.

Çmimi trajneri i vitit 2019 i takoi me plot meritë, Driton Kuka i cili është meritor i të gjitha sukseseve të xhudistëve kosovarë. Në ceremoni morën pjesë shumë personalitete të sportit nga niveli lokal.

Mirënjohjet u dorëzuan nga përfaqësuesit e komunës, Islam Husaj (kryetar i kuvendit komunal), Engelbert Zefaj, drejtor në drejtorinë e sportit dhe Arianit Krasniqi, drejtor i çështjeve pronësore-juridike. Në këtë ceremoni u ndanë dekorata dhe mirënjohje për të gjitha kategoritë sportive si dhe për personat dhe bizneset që e kanë mbështetur zhvillimin e sportit.

Vlerësimi i sportistëve është kryer nga këshilli sportiv i përbërë nga gazetarë, profesorë te edukatës fizike dhe sportistë të Komunës së Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka zhvilluar në Stamboll…