Pepe Reina, afër kalimit në La Liga

14 gusht 2020 | 17:45

Pas përfundimit të huazimit 1-vjeçar tek Aston Villa, Pepe Reina është rikthyer te Milani, megjithatë e ardhmja e portierit duket larg kuqezinjve.

Për spanjollin nuk mungojnë ofertat dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet ekipit të ri. Mediat italiane bëjnë të ditur se për 37-vjeçarin ka pasur interesim nga disa skuadra të Serisë A, ndërsa gjithashtu në skenë ka dalë edhe Valencia, e cila në ditët e kaluara madje ka pasur kontaktet e para me agjentin e portierit.

Reina ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Milanit, por ai kërkon që të luajë, por te kuqezinjtë është e pamundur që të gjejë hapësira. Kështu, pritet që portieri të sistemohet në Spanjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar edhe një…