Përfaqësuesja e Kosovës e gatshme për sfidat e radhës: Çelësi i suksesit është harmonia dhe përkushtimi për Kosovën

21 shtator 2022 | 20:07

Përfaqësuesja e Kosovës po kryen përgatitjet e fundit para ndeshjeve të shtatorit ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros në Ligën e Kombeve.

Faqja zyrtare e FFK-së ka publikuar një fotografi ku shihen kryetari i FFK-së, Agim Ademi, futbollistët dhe stafi së bashku me disa anëtarë të tifogrupit “Dardanët”, për të treguar se janë të bashkuar para sfidave të shtatorit.

FFK-ja në postimin e shpërndarë ka shkruar se çelësi i suksesit për Kombëtaren janë harmonia dhe përkushtimi për Kosovën.

“Të bashkuar për Kosovën. Të bashkuar për sukseset e radhës. Ekipi kombëtar dhe tifozët Dardanët me padurim presim sfidat e radhës në Ligën e Kombeve  si dhe tërheqjen e shortit për kualifikimet e Euro 2024. Harmonia dhe përkushtimi për Kombëtaren është çelësi i suksesit”, ka shkruar FFK-ja në faqen zyrtare në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së,…