Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës

01 shtator 2019 | 17:56

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tretë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e ka mposhtur skuadrën e Vuhstrrisë (2-0), dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar se në këtë edicion ka një skuadër që mund të luftojnë për trofe. Golin e parë në ndeshje e shënoi Tomislav Busiq, në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë vendasit ishin me këmbëngulës dhe shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Fiton Hajdarit (2-0).

Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 dhe Drenica kanë luajtur baras 1-1. Vendasit shënuan në pjesën e parë nëpërmjet Richard Asare, por kuqezinjtë e barazuan rezultatin në pjesën e dytë me golin e Harmon Van-Dave.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës, duke…