Përurohet stadiumi në Shtime, ministri Gashi: U realizua një ëndërr e kamotshme

22 nëntor 15:55

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka bërë sot përurimin e Stadiumit të Shtimes. Ky përurim u bë në zbatim të memorandumit të nënshkruar mes MKRS-së dhe Komunës së Shtimes për investim financiar për ndërtimin e stadiumit.

Vlera e realizimit të këtij projekti kalon shumën prej 100 mijë eurosh, të cilat janë financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.   Në këtë përurim morën pjesë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe kryetari i klubit “Vjosa”, Avdi Sadiku. Ministri Kujtim Gashi fillimisht shprehu falënderime për bashkatdhetarët dhe Komunën e Shtimes që me bashkëfinancim me MKRS-në kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti.

“Është jashtëzakonisht një moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe për Komunën e Shtimes dhe qytetarët e saj që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Shtimja të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit”, ka thënë ministri Gashi.

Ministri Gashi përuron Stadiumin në Shtime, të rinjtë e vendit tonë do kenë kushte më të mira për ta avancuar tutje sportin

Ai po ashtu foli për sukseset e klubeve dhe sportistëve të Kosovës të të gjitha sporteve që me pjesëmarrjen e tyre në gara evropiane e ndërkombëtare, Kosovës po i sjellin fitore e medalje të shumta . “Kjo natyrisht na bën të ndihemi mirë edhe neve për shkak se në vazhdimësi jemi duke krijuar edhe infrastrukturën e nevojshme për të gjitha llojet e sportit por në të njëjtën kohë jemi duke financuar jo vetëm sportistët por edhe sportet, federatat dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Në vitin 2018 por edhe në planifikimet për vitin 2019 kemi miliona euro të ndara për avancimin e infrastrukturës dhe mbështetjes së sporteve në Kosovë”, ka shtuar Gashi.

Numri një i Ministrisë së Sportit u zotua se jo vetëm me këtë projekt që u përurua sot por shumë shpejt do të përfundohet edhe projekti i Palestrës Sportive.

“Jam i gatshëm që ta mbështesë edhe kërkesën e juaj që Shtimja të bëhet me Qendër duke pasur parasysh një komunitet të madh të të rinjve të talentuar që ka Shtimja”, përfundoi ministri Gashi.

Ministri Gashi përuron Stadiumin në Shtime, të rinjtë e vendit tonë do kenë kushte më të mira për ta avancuar tutje sportin

Ndërkaq kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka deklaruar: “Sot është nderë për mua që me bashkëpunëtorët, bashkë me ministrin Gashi të jemi këtu prezent në promovimin e Stadiumit të Qytetit të Komunës së Shtimes, që është një nga projektet më të rëndësishme. Ky projekt nuk do të mund të realizohej pa një bashkëpunim dhe financim të përbashkët të Komunës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Me theks të veçantë falënderoj bashkatdhetarët që kanë qenë iniciator të ndërtimit të stadiumit dhe ministrit për ndihmesën në vazhdimësi edhe në projekte tjera”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë takimit me përfaqësuesit e…