Policia e Kosovës demanton Vuçiqin: Nuk ka lëvizje të forcave në veri

22 nëntor 2018 | 15:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka deklaruar se kanë informacione për lëvizje të trupave shqiptare nga bazat në Belvedere dhe Vrellë kah veriu i Kosovës.

Mirëpo këtë e ka demantuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

“Nuk ka asnjë lëvizje. Në veri nuk ka asnjë lëvizje”, ka thënë shkurt Hoti për “Klan Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora flet për Kosovën dhe gjuhën shqipe në intervistën…