Policia arreston dy të dyshuar për plagosje në Prishtinë

13 qershor 2018 | 11:03

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se plagosën dy persona të martën në orët e pasdites afër shkollës, Sami Frashëri, në Prishtinë.

Të dyshuarit, 42 dhe 32 vjeç, u arrestuan mbrëmë rreth orës 23:00, kurse një person i tretë ende mbetet në arrati.

“Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë dje për “Radion Evropa e Lirë”, se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova,…