Policia konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

23 nëntor 2018 | 08:38

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në veri të Mitrovicës ka pasur bastisje në lidhje me rastin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit.

Baki Kelani ka thënë për “Klan Kosova” se aksioni ka ndodhur pas urdhëresës së gjykatës.

“Mund të konfirmojmë se, në veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që nderlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se O.I.. Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor. Në konsultim me Prokurorin kompetent ndaj të njejtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore. Për informacione tjera do të iu informojmë pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”, ka thënë Kelani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë…