Policia konfirmon ngjarjen e rëndë në Skenderaj, dy të arrestuar, dy të arratisur

03 korrik 2022 | 09:25

Mbrëmë rreth orës 23:55 në Skenderaj ka pasur përleshje me armë zjarri. Janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri nga të cilët ka mbetur i plagosur në këmbë.

Lidhur me këtë Polica e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se të dy policët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim me institucionet relevante.

Mediet raportojnë se në këtë ngjarje është përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, me disa familjarë. Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në…