Policia për vrasjen në Ferizaj: I dyshuari gjuajti me armë brenda Qendrës për Punë Sociale

12 prill 2024 | 18:42

Një grua ka mbetur e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Dorasi dyshohet se ishte ish bashkëshorti i viktimës.

Policia e Kosoves ka dhënë detaje për këtë rast.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, ku si pasojë mbeti një grua e vrarë, ndërsa një burrë i plagosur.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur“, thuhet ne komunikaten e policise.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për vrasjen e një…