Postera të Mlladiçit në Srebrenicë me mesazhin “Nuk kishte gjenocid”

11 janar 2020 | 21:34

Një provokacion i rëndë ka ndodhur në Srebrenica, në vendin simbol të genocidit serb në Bosnje, ku në vendet publike janë ngjitur postera të gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiç dhe me fjalët “Nuk kishte genocid” dhe “Do Zoti të jetojë dhe të jetë i shëndetshëm”.

Autorët e kësaj shfaqjeje politike dhe nacionaliste janë aktivistët e shoqatës serbe “Alternativa Lindore”.

Gjykata e Hagës dënoi dy vjet më parë Ratko Mladic, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska, me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenica.

Posterët u hoqën pasdite – njoftoi në Facebook imami i Srebrenicës Ahmed Hrustanoviç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haradinaj fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë   Kryeministri në…