Presidenti Agim Ademi priti ish-futbollistin e njohur Kujtim Shala

17 gusht 2022 | 19:31

Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij ish-futbollistin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Kujtim Shala, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe futbollistë tjerë të kësaj gjenerate si Ramadan Cimili, Edmond Rugova, Ramiz Krasniqi dhe Jusuf Tortoshi.


Shala e falënderoi presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe e përgëzoi për mandatin e ri në krye të FFK-së si dhe për punën e mirë që është duke bërë në progresin e futbollit kosovar.

Ndërkaq, i pari i FFK-së duke u shprehur i nderuar në mesin e futbollistëve të gjeneratës së artë theksoi se FFK gjithmonë i ka dyert e hapura për këtë gjeneratë dhe se ajo është shtëpi e tyre. Në fund, të takimit presidenti Ademi e nderoi Shalën me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, mbrëmjen…