Presidenti i Këshillit Evropian fton Kurtin dhe Vuçiqin të negociojnë për situatën në veri

25 shtator 2021 | 22:40

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës dhe të vijojë procesi i negociatave.

Përmes Twitterit, Michel i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që në kontakt me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, të zmbrapsen dhe të largojnë Njësinë Speciale bashkë me barrikadat e vendosura.

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së”, thuhet në shkrimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë-Kosovë, duhet të marrë…