Presidenti i UEFA-s përshëndet vendimin për rikthimin e Bundesligës

07 maj 2020 | 21:50

Presidenti i UEFA ka dhënë komentet e tij mbi konfirmimin e DFL për rikthimin e Bundesliga.

DFL ka vendosur që Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të rifillojnë më 16 maj, duke qenë kështu kampionati i parë në top pesë ligat evropiane që bën një gjë të tillë.

Këtë hap të futbollit gjerman, presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksander Ceferin, e ka konsideruar si një hap të madh dhe tejet pozitiv.

“Është lajm i madh që autoritetet gjermane janë pajtuar që Bundesliga mund të rikthehet. Ky është një lajm i madh dhe tejet pozitiv për të kthyer optimizmin te njerëzit”, ka thënë Ceferin.

“Ky është rezultat i një dialogu konstruktiv dhe të kujdesshëm, mes autoriteteve të futbollit dhe politikanëve, dhe kam besim se Gjermania do të jep një shembull se si ta kthejmë futbollin”, ka thënë ndër të tjerash presidenti i UEFA. Sipas planit të DFL, Bundesliga shpreon të mbyll sezonin në muajin qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes…