Presidenti Meta dekreton katër ministra

09 janar 2019 | 22:33

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar të mërkurën ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit, Belinda Balluku dekretohet si ministre Infrastrukture në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.

I vetmi ministër i zgjedhur nga Rama që nuk ka marrë ende pëlqimin e presidentit është Genti Caka. 

Kreu i shtetit nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm.P

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Që nga 7 shtatori i vitit të kaluar,…