Presidenti Meta: Krenohemi me Florianin

25 shtator 2021 | 23:11

Pas triumfit të madh të Florian Markut në Londër, ku u shpall kampion bote në IBF duke mposhtur me pikë boksierin ukrainas Maxim Prodan, figura të njohura përfshirë dhe ato politike kanë reaguar në rrjetet sociale duke uruar 28 vjeçarit.

Një nga ata është edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili  ka uruar dhe përgëzuar Markun duke e cilësuar si një sukses historik për boksin shqiptar.

Postimi i plotë:

Një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist, Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI!

Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sportisti me prejardhje shqiptare Gjon Palokaj është sportisti i radhës…