‘Presim lajm të mirë nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizat’

12 shtator 2018 | 17:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pret lajm të mirë për liberalizim të vizave nga ana e Parlamentit Evropian, i cili nesër (e enjte) pritet të votojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova ka forcën të ecë përpara drejtë Evropës, drejtë NATO-s, drejtë miqësisë me Amerikën, pra botës perëndimore. Këto ditë jemi në pritje të lajmit të mirë edhe nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Haradinaj.

Pas votimit nga ana e eurodeputetëve do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin…