Prishtina – Bashkimi, derbi i Superligës në basketboll

20 tetor 2023 | 17:00

Fundjava do të sjellë ndeshje interesante në xhiron e pestë të Prince Caffe Superligës. Sfida kryesore pritet të zhvillohet në mes të Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Dy skuadrat numërojnë nga tri fitore dhe një humbje. Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe sfidat mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore dhe tri humbje, ndërsa e kundërta është me mitrovicasit që kanë tri fitore e një humbje. Vëllaznimi është skuadra e vetme në elitë që nuk di për fitore, kurse këtë xhiro e pret Golden Eagle Yllin që, po ashtu, nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, me një fitore e tri humbje.

Java e pestë do të mbyllet me ndeshjen në mes të Pejës dhe Istogut. Pejanët janë skuadra e vetme me katër fitore në elitën e basketbollit, ndërsa istogasit kanë një fitore dhe tri humbje.

Superliga – Java e pestë

Të shtunën takohen:

17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

Të dielën takohet:
16:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
20:30 Peja – Istogu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni në fuqi i Superligës, Ballkani, nuk ka lejuar befasi…